Bashkitë e reja që propozon PD, Çupi: Kemi propozuar Shëngjinin, Orikumin

Bashkëkryetarja e Komisionit të Posaçëm në Kuvend për Reformën Territoriale, deputetja denmokrate Dhurata Çupi thotë se drafti i PD-së do t’i prezantohet fillimisht deputetëve dhe më pas do të jetë publik.

Çupi prezanton për herë të parë bashkitë e reja që do të propozohen t’i shtohen ndarjes administrative të vendit. “Ka propozime për Paskuqanin. Është një ishull midis dy njësive, është tejkaluar nga bashkia Tiranë. Apo Zall Herri t’i bashkohet Tiranës. Kemi propozuar për bashki Shëngjinin, Orikumin”.

Paçka draftit të demokratëve, socialistët kanë deklaruar që në nisje se mazhoranca nuk do ta mbështes një ndarje administrative më të madhe se 61 bashki, teksa afati final i komisionit të posaçëm për Reformën Territoriale është data 30 shtator.

SHKARKO APP