Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 07:34 Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne Evropa po përballet me një valë kërcënimesh të reja, duke përfshirë sulme kibernetike, alarme me bomba kundër fluturimeve të pasagjerëve, trazira civile dhe akte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
”Bashkitë kërkojnë fuqi reale”, kryebashkiaku Pjerin Ndreu: Shërbimet përmirësohen me kompetenca, jo me kufij

”Bashkitë kërkojnë fuqi reale”, kryebashkiaku Pjerin Ndreu: Shërbimet përmirësohen me kompetenca, jo me kufij

Aktualitet
E mërkurë, 5 Gusht 2026 16:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar në lidhje me debatin për reformën territoriale, duke argumentuar se diskutimi publik është përqendruar në çështjen e kufijve administrativë, ndërsa sipas tij problemi thelbësor lidhet me kompetencat e pushtetit vendor. Në një reagim publik, Ndreu thekson se ndryshimi i kufijve administrativë nuk është qëllimi i reformës dhe nuk ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Sipas tij, territori nuk zhduket, administrata dhe përfaqësimi i qytetarëve mbeten të garantuara, ndërsa kufijtë përbëjnë vetëm një instrument administrativ.

Reagimi i plotë

Debati për reformën territoriale po rrëshqet në drejtimin e gabuar. Flitet pa fund se po shkrihet kjo Bashki, po humbet ai territor, po preken kufijtë. Por a është vërtet ky problemi? Territori nuk zhduket. Banorët mbeten aty, administrata do të jetë aty ku duhet të jetë dhe përfaqësimi në këshillat bashkiakë garantohet sipas popullsisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kufijtë janë vetëm një instrument administrativ, jo qëllimi i reformës. Pyetja që duhet të na shqetësojë është tjetër, çfarë kompetencash do të kenë bashkitë? Nëse pushteti, fondet dhe vendimmarrja vazhdojnë të mbeten në qendër, atëherë çfarë ndryshon për qytetarin? Shërbimet nuk përmirësohen duke vizatuar një hartë të re. Përmirësohen kur bashkitë kanë kompetenca reale, burime financiare dhe liri për të vendosur.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Prandaj debati duhet të jetë për decentralizimin, jo për kilometrat katrorë. Më lind edhe një pyetje, kujt i intereson që diskutimi të mbetet te kufijtë dhe jo te kompetencat? Sepse sa më shumë flasim për hartën, aq më pak flasim për transferimin e pushtetit nga qeveria qendrore te pushteti vendor. Në konsultimet publike dëgjova shumë akuza, shumë slogane dhe shumë zhurmë. Shumë pak propozime konkrete.

Mund t'ju interesojë

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Para 4 orësh
Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Para 4 orësh
Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Euro 3 dhe Euro 4

Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Eur...

Para 5 orësh

Qeveria mund të kritikohet sa të duash, por kritika ka vlerë vetëm kur shoqërohet me alternativa. Nëse mendon se reforma është e gabuar, thuaj çfarë duhet bërë ndryshe. Thuaj cilat kompetenca duhet t’u kalojnë bashkive, si duhet të financohen, si do të përmirësohen shërbimet për qytetarët. Sepse në fund të ditës, qytetari nuk pyet ku kalon kufiri administrativ. Pyet nëse ka ujë, rrugë, pastrim, transport, shkolla dhe shërbime cilësore. Kjo është reforma që ka rëndësi. Të tjerat janë, në rastin më të mirë, një shpërqendrim i debatit.

Etiketat e lidhura

Pjerin Ndreu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne
Para 39 minutash

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 4 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 4 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 4 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 12 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 21 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 19 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 14 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.