Bashkitë mblodhën 220 mln euro! Pjesa më e madhe e të ardhurave ishte nga taksat e ndërtimit

Heqja e masave kufizuese dhe përmirësimi i aktivitetit të bizneseve vitin e kaluar bënë që bashkitë të mbledhin më shumë të ardhura.

Sipas të dhënave të Financave 61 bashkitë e vendit kanë grumbulluar në total 26.6 miliardë lekë, rreth 220 milionë, euro duke tejkaluar jo vetëm vitin 2020 me rreth 39 milionë euro më shumë, por duke tejkaluar edhe nivelet e parakrizës.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë mban peshën më të madhe, teksa rritje kanë parë edhe të ardhurat nga taksat lokale dhe taksa e pronës, ku nga kjo e fundit vitin e kaluar u arkëtuan mbi 50 milionë euro nga pushteti vendor.

SHKARKO APP