Bashkurti: Putin synon të zëvendësojë regjimin politik të Kievit me kukulla të Kremlinit
Diplomati Lisien Bashkurti thotë se sulmi i Rusisë në Ukrainë kërcënon paqen dhe sigurinë globale teksa e konsideron Putinin hitler të kohëve moderne që synon demilitarizimin e Ukrainës dhe ndryshimin e regjimit politik të Kievit.
“Është sulm ushtarak mbi paradhomën e Europës dhe kërcënim i paqes dhe sigurisë globale. Ne mund ta quajmë Rusinë vend agresor dhe Putin-Hitler i kohëve moderne. Ai synon disa hapa fortifikimin e dy republikave të shpallura nga Rusia, shtrirjen e një korridori territorial dhe konsolidimi i pozitave strategjike në Krime për të marrë në kontroll detin Azov dhe Detin e Zi. Synon që të godasë bazën e rëndësishme strategjike për të siguruar demilitarizim makro të vendit dhe të ndryshojë regjimin politik të Kievit dhe t’i zëvendësojë me kukulla të Kremlinit”.
Për Bashkurtin, strategjia e Putinit duhet të ndalet se do të ketë pasoja katastrofike. Ai thotë se aleanca euroatlantike duhet të reagojë ndaj Rusisë dhe goditja e parë do të jenë sanksionet ekonomike.
“Nuk ka mëdyshje që strategjia afatgjatë e Putin është rikthimi i pozitave gjeopolitike të Federatës Ruse në ato të Bashkimit Sovjetik pas luftës së dytë botërore. Kjo u tha publikisht në mënyrë të drejtpërdrejt dhe mes rreshtave, kritikat kundër veprime të aleancës e krijimit të zonave të sigurisë tregon se ai ka një strategji që është mirë të ndalet sa më herët, se pasojat do të jenë të paparashikueshme se liderë të tillë ne çdo moment mund të shtypin edhe butona që janë me pasoja katastrofike”.