Basir Çollaku: Pak kohë më parë është emëruar drejtor policie një i dënuar për trafik droge jashtë vendit

Gazetari Basir Çollaku ka thënë në emisionin ABC-ja e Mëngjesit se pak kohë më parë në një qark të rëndësishëm të Shqipërisë është emëruar një drejtor policie i dënuar për trafik droge jashtë vendit. Sipas tij, kjo është bërë për të vjedhur zgjedhjet.

“Ardi Veliu pas Tahirit është kasaforta e shumë vepra të paligjshme nga shteti. Pak kohë më parë është emëruar një drejtor policie i dënuar për trafik droge jashtë vendit. Janë favore nga vetë qeveria. Ky zotëria do të shkojë atje, sepse një njeriu që do merret me zgjedhje ky i duhet atje”,- tha Basir Çollaku.

SHKARKO APP