Basti i fortë nga Paloka: Nëse Rama i fiton zgjedhjet, heq dorë nga mandati i deputetit

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka i cili së bashku me Flamur Nokën do të drejtojnë fushatën e PD-së për zgjedhjet në 2025, tha se nuk do ta marrë dhe do ta braktisë mandatin e deputetit nëse Edi Rama fiton sërish zgjedhjet. Ai shtoi se të gjithë kanë detyrën për të ngritur shqiptarët në revoltë dhe të krijojë një qeveri teknike si dhe lirimin e Berishës që është në arrest politik. Një bast i fortë nga Paloka.

”Unë nuk e dua të mendoj që të jem në Parlament që drejtohet nga Edi Rama. Edhe këto 4 vite kam bërë një zgjedhje timen, me ato akte që kam pasur në atë parlament që nuk e konsideroj të mbajë atë emër. Nëse Rama vjedh ose na manipulon në zgjedhje dhe rri në qeveri, mandati im nuk më hyn në punë, ta marrë kush të dojë pas meje, sepse nuk ja vlen të qëndroj në një parlament të diktatorit.

Nëse ne nuk arrijmë që të mposhtim Ramën, ne nuk kemi asnjë justifikim. Nëse Rama arrin që të na manipulojë dhe të na marrë zgjedhjet, unë së paku nuk kam asnjë punë në atë kuvend. Kështu duhet ta shohin të gjithë deputetët dhe anëtarët e PD-së. Kjo nuk është një ndarje privilegjesh. Të gjithë kanë detyrën për të ngritur shqiptarët në revoltë dhe të krijojë një qeveri teknike si dhe lirimin e Berishës që është në arrest politik”,-tha Paloka për ”Ora News”.

SHKARKO APP