Baton Haxhiu paralajmëron ligjin e ri të PS: Nuk do të ketë më burg, pa vendim të formës së prerë!

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se do të ketë një ligj të ri, me anë të së cilit, nuk do të lejohet paraburgimi pa vendim të formës së prerë të gjykatës, për persona që kanë mbajtur funksione publike.

“Një qëndrim të PS, që e tha Balla sot, e ka thënë edhe ne publik, që socialistët do të vendosin standardin e Rumanisë, nuk ka më burg pa vendim gjykate të formës së prerë. Këtë ka vendosur PS për pezullimin dhe arrestimin. Ky do të jetë edhe në ligj.

Ne mund të diskutojmë për këtë. Nëse marrim standarded evropiane, të gjithë deputetët, të të gjithë parlamenteve, nuk mund të hetohen pa vendim të Parlamentit, asnjë. Hiq Luksemburgun. Në Shqipëri, prokurorët kanë të drejtë të hetojnë, pa marrë qëndrimin e Parlamentit. Mund të hetojnë pafund. Pse PS po e merr këtë vendim? Janë tre raste të paraburgimit të gjatë të njerëzve. “Karma is a bitch!” Standarded që kanë krijuar për Metën, duhet të përmirësohen. Askush nuk ka folur për Metën dhe është turp që rri në paraburgim për dy vite.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çështja e pezullimit dhe burgosjes nuk do të ndodhë më në Shqipëri, pa vendim gjykate të formës së prerë”, tha Haxhiu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?