FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ngushtica e Hormuzit, Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse nuk ndihmon

Donald Trump tha se do të ishte “shumë keq për të ardhmen e NATO-s” nëse aleatët nuk ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë ujore kritike për transportin global të naftës.

Në një intervistë për ‘Financial Times”, presidenti amerikan tha se pret që Kina të ndihmojë në zhbllokimin e ngushticës dhe nëse nuk e bën këtë mund të shtyjë një samit të planifikuar me udhëheqësin kinez Xi Jinping.

Në bordin e Air Force One, shefi i Shtëpisë së Bardhë theksoi se po bisedon me “rreth shtatë” vende rreth “policimit” të ngushticës, duke shtuar se “do ta mbajë mend” nëse ato nuk ndihmojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, Izraeli thotë se ka filluar “operacione tokësore të kufizuara dhe të targetuara” kundër Hezbollahut të mbështetur nga Irani në Libanin jugor. Bombardime të rënda janë raportuar në Tehran, ndërsa Irani dhe Hezbollahu kanë lëshuar raketa drejt Izraelit; Arabia Saudite thotë se ka rrëzuar dhjetëra dronë gjatë natës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait, një nga më të ngarkuarit në botë, thotë se fluturimet do të rifillojnë gradualisht pas një “incidenti të lidhur me dronin”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?