Baton Haxhiu: Si mund të mbahet Meta në paraburgim dy vjet? Është torturë!

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për paraburgimin dhe nismën e kryetarit të Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit.

Haxhiu tha se në vendin tonë ka një qasje mjaft të ashpër dhe represive, e cila nisi veçanërisht kur u krijuan aksionet ndaj personave që nuk paguanin energjinë apo ujin. Analisti tha se paraburgimi u kthye në kulturë dhe kemi raste për të cilat duhet të na vijë turp, siç është mbajtja e Ilir Metës në paraburgim prej dy viteve.

“Paraburgimi u krijua si e vetmja mënyrë për të bindur qytetarin për të paguar për shërbimin që merr. Kjo u shndërrua në një kulturë të ndëshkueshmërisë së ashpër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po vijmë te një moment kur paraburgimi është bërë rregull, diçka i cili na duket normale, pasi ne nuk jemi shoqeri normale, pasi kemi përjetuar këto gjëra. Rri Presidenti dy vjet në paraburgim, nuk na vjen turp ne si shoqëri? Çfarëdo të ketë bërë, nuk ka bërë masakër të rrijë në paraburgim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka ndodhur sepse pandëshkueshmëria dhe papërgjegjësia qytetare, u kthye në një ndëshkim të ashpër.

Kemi ardhur në gjëra drastike, të ashpra, kjo në botën moderne quhet torturë. Ta mbash një njeri dy vjet në paraburgim. Momenti i dytë i paraburgimit është kultura e të fortit. Kultura e të fortit ka qenë afirmative, por nuk ndërrohet kultura në ndëshkim menjëherë. Figurat e forta qytetarët i kanë adhuruar. Varfëria ka lejuar mungesën e ndërgjegjes”, tha ndër të tjera Haxhiu

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?