Batuta e Majkos: Kam fiq te shpia, dua të bëhem si Erion Veliaj

 

Ish-kryeministri Pandeli Majko nuk e ka kursyer ironinë e hollë në krah të kandidatit të së majtës për kryeqytetin Erion Veliaj. Ata kanë qenë bashkë në një takim me banorët e njësisë 5 në kryeqytet ku Majko fillimisht ka kujtuar momentin kur i dha Erionit teserën e anëtarësisë.

“Ditën që i dhashë teserën, pati shumë njerëz që më thanë se bëra gabim, pasi Veliaj na kishte rrëzuar nga pushteti. Unë iu përgjigja se kur në vitin 1991 trokita në PS, vija nga lëvizja studentore. Ishte pikërisht lëvizja që kishte përmbysur regjimin komunist, por në fund të fundit thelbin e vet kishte partinë në dyert e së cilës unë trokita”, – tha Majko duke sjellë në vëmendje protestat e “Mjaft” kundër socialistëve në pushtet para vitit 2005.

Por Majko nuk është ndalur me kaq: “Kam një shok në Selitë dhe më tha se atje ka nisur të këndohet një këngë me tekst “kam fiq te shpia, dua të bëhem si Erion Velia” – tha Majko. Deklarata e Veliajt se “ka shitur fiq te Pazari i Ri” ka shtuar batutat në rrjetet sociale, por edhe mes socialistëve.

SHKARKO APP