Batuta e Ramës me qytetarët: I kam këmbët e gjata për patentë

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen për “Bashkëqeverisjen”, ndër të tjera bëri ironi në lidhje se pse nuk pajiset me patentë. Ai tha se ka vështirësi të drejtojë vetë makinën pasi ka këmbë të gjata.

“Nuk kam për të marrë patentën se nuk jam i zoti që të ngasë makinë, plus kam dhe këmbët shumë të gjata”. Kreu i qeverisë tregoi se nuk do të ketë më raste abuzive në sportele duke marrë ryshfete nga qytetarët. Për këtë rast, kryeministri e ilustroi me një tjetër batutë.

”Do marr patentën dhe më duhet 7 dokumente, këta të drejtorisë së patentave, nuk do më shohin më me sy, por do i marrin ata për mua, qytetarët do të jenë përballë, nuk do kenë qytetarë që bëjnë sikur u dhemb koka, nuk do bëjnë sikur i ka vdekur vjehrra për herën e 29 herë, që kuptohet se duhet t’i japësh më lekë, dhe nuk i bien në qafë vjehrrës duke i thënë qytetarit se nuk do të ta bëj këtë punë”.

SHKARKO APP