Baza e NATO-s në Kuçovë, zv/kryeministrja Balluku: Mund të realizohet dhe stërvitja e ushtarëve ukrainas

Baza ushtarake taktike ajrore e NATO-s në Kuçovë mund të përdoret edhe për stërvitjen e ushtarëve të Ukrainës.

Zv/kryeministrja Belinda Balluku, duke iu përgjigjur interesit të medieve, pas mbledhjes së qeverisë, tha sot se baza ajrore e Kuçovës i ka të gjitha kushtet dhe standardet e kërkuara nga NATO, sipas saj, madje edhe më të mira, po t’i referohesh faktit se është më e fundit e ndërtuar nga NATO.

“Baza e Kuçovës është një aset që i përket NATO-s. Pa dyshim në koordinim të plotë me NATO, nëse do shikohet e nevojshme dhe e arsyeshme, do të jemi të gatshëm të mbështesim dhe të realizojmë stërvitjen e ushtarakëve të Ukrainës. Baza përmbush të gjitha standardet dhe kriteret e një baze ushtarake të NATO-s. Madje duke qenë baza e fundit e ndërtuar nga NATO, në disa aspekte i ka edhe më të mira”, u shpreh Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?