BBC: Bunkerët e Luftës së Ftohtë, ende mbulojnë Shqipërinë (FOTO)
”BBC” përmes një reportazhi ka treguar për bunkerizimin e Shqipërisë nga ish-regjimi i diktatorit, Enver Hoxha. Media britanike trajton të gjithë kontekstin historik dhe vendosjes së regjimit në Shqipëri por edhe miqësinë, aleancat dhe dështimet e këtij pushteti, i cili për 45 vite ushtroi dhunë sistematike mbi shoqërinë shqiptare.
“Duke u frikësuar nga pushtimi gjatë Luftës së Ftohtë, kreu i Shqipërisë Enver Hoxha e detyroi vendin e tij të ndërtonte dhjetëra dhe mijëra bunkerë. Shumë kohë pas rënies së regjimit, shumë prej tyre ekzistojnë ende”.
Përmes një udhërrëfyesi shqiptar nga Orikumi, artikulli në fjalë tregon edhe formën se si janë ndërtuar bunkerët. ”Është një mëngjes pranvere dhe dielli tashmë është i nxehtë. Unë jam duke ecur nëpër rrënojat e Orikumit, një vendbanim në epokën romake që shtrihet në fundin jugor të gjirit të Vlorës, në bregdetin e Adriatikut në Shqipëri”, shkruhet mes tjerash në reportazh.
”BBC” shkruan mes tjerash se toka e shqiptarëve është ende e mbuluar nga bunkerët e Luftës së Ftohtë. Shumë bunkerë janë shkatërruar në kohën kur Shqipërisë iu hapën dyert e lirisë pas dëbimit të sistemit.
KOHA JONË SONDAZH

