BBC: Erdogan, Presidenti i pamëshirshëm i Turqisë

Ndërkohë që mbeten shumë pikëpyetje se kush qëndron realisht pas grushtit të shtetit në Turqi, BBC e quan presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, një president të pamëshirshëm.

“Erdogan gëzon një mbështetje të fortë dhe besnike mes bazës konservatore myslimane, ndërsa jashtë vendit shtohet zemërimi ndaj mbylljes së gojës që iu bën kritikëve, shpesh me forcë,”shkruan BBC.

“Gazetarët turq hetohen dhe gjykohen, gazetarët e huaj ngacmohen dhe deportohen. Muajin e shkuar, policia bastisi gazetën më të madhe të Turqisë, Zaman. Stafi i saj doli i gjakosur dhe i frikësuar…

Swiss Digital Desktop Reklama

Qasja autoritare e Erdogan nuk kufizohet vetëm në Turqi. Truprojat e tij kanë ngacmuar gazetarët në SHBA dhe një satirist gjerman është nën hetim në vendin e tij për ofendimin e presidentit turk në TV”.

Swiss Digital Mobile Reklama

BBC thekson se ka pasur katër përpjekje për grusht shteti në Turqi.

 “Në vitin 2013, Erdogan triumfoi ndaj elitës ushtarake, kur oficerët e lartë u burgosën përjetë, me akuzën se po tentonin rrëzimin e partisë së Erdogan”.

“Kritikët e akuzojnë Erdogan se përdor gjyqësorin për të heshtur kundërshtarët politikë. Por mbështetësit e lavdërojnë pasi ai ka vënë poshtë edhe figura të rëndësishme, që shiheshin si gardianët e shtetit të krijuar nga Mustafa Kemal Ataturk”.

Pasi thekson shtypjen me dhunë të protestave dhe rastet korruptive që i kanë shpërthyer në gjirin e qeverisjes së tij, BBC thotë se “Erdogan ia dedikon suksesin politik gjatë dekadës së shkuar stabilitetit ekonomik, me një rritje ekonomike prej 4.5 përqind”.

“Por në vitin 2014, ekonomia nisi rënien dhe papunësia nisi të rritet”.

BBC shton se Erdogan është kritikuar për përpjekjet e tij që të imponojë vlerat islamike në vend.

Koment i BBC

Për disa orë me radhë, mijëra ushtarë turq morën në kontroll zonat kryesore të Ankarasë dhe Stambollit për të tentuar grusht shtetin ndaj qeverisë aktuale.

BBC ka publikuar një artikull në të cilin tregon se përse dështoi komploti i një pjese të ushtrisë kundër Recep Erdoganit, transmeton Koha.net. BBC shkruan se në momentet e para të grusht shtetit nuk kishte shenja të Erdoganit, ndërsa komplotistët është dashur të fitojnë përkrahjen e publikut, veçanërisht të pjesës më të madhe të ushtrisë turke.

“Kryeministri Binali Yildrim dukej që i printe rezistencës së grusht shtetit, por shumica e turqve e dinë se ishte Erdogani, ai i cili shfaqi shenja të fuqisë që planifikonte ta shtrinte atë kundër grusht shtetit”, shkruan BBC.

“Nëse dëshironin suksesin e grusht shtetit, komplotistët është dashur ta mbajnë larg fotografinë e tij dhe këtë nuk ia dolën ta bënin. ‘Unë jam komandanti’, dëgjohej Erdogan në një video”, shkruan më tej mediumi anglez.

Ndryshimi i situatës

Me orë të tëra ishte e paqartë se ku ishte Erdogani. Raportohej se ishte në pushime në Marmaris, thellë në jug-perëndim të Turqisë. BBC shkruan se situata mori kahe negative për komplotistët kur presidenti u shfaq në aeroportin “Ataturk” në Stamboll.

“Në momentin kur u shfaq, ishte e qartë se qeveria po merrte kontrollin dhe kishte përkrahjen e figurave kryesore të ushtrisë. Ankaraja, qytet në të cilin ndodhet qeveria e tij, nuk ishte e sigurt, por në Stamboll ai i foli direkt Turqisë”, thuhet në analizën e BBC-së.

“Ishte akt i tradhtarëve dhe rebelëve”, tha Erdogan gjatë fjalimit të tij, transmeton Koha.net. Ilnur Cevi, këshilltar presidencial më vonë tha se grusht shteti ishte mposhtur nga dëshira e popullit turk.

“Është e qartë se ishte tentim grusht shteti, por situata ndryshoi shpejt në favor të qeverisë dhe Erdogani kërkoi nga qytetarët që të dalin nëpër rrugët e Ankarasë dhe Stambollit dhe këtë e bënë ata”.

Kontrolli i mesazheve

Në realitet, ushtarët që morën në kontroll studiot e TRT-së tentuan që t’i nxirrnin jashtë punonjësit e televizionit, dhe ata vazhduan transmetimin duke urdhëruar prezantuesen që të lexonte deklaratën e grusht shtetit.

Por plani i komplotistëve me mediet dështoi pasi Erdogani përsëri u shfaq në një video thirrje, duke kërkuar nga turqit që të dalin në rrugë. Presidenti ka qenë me fat. Ai tha se hoteli ku po qëndronte është bombarduar nga komplotistët.

Grusht shtet pa përkrahje

BBC shkruan se që të ketë sukses një grusht shtet, ajo duhet ta ketë përkrahjen e plotë të ushtrisë. Një numër i madh i tyre ishin të përfshirë, por gjenerali kryesor Gen Hulusi Akar, nuk ishte pjesë e grusht shtetit, as shefi i ushtrisë në Stamboll, që mori në dorë komandën kur Gen Akar po mbahej peng nga komplotistët.

Grusht shteti nuk kishte përkrahje as politike as publike. Liderët thanë se Turqia ka parë mjaftë grusht shtete dhe nuk donin që të përsëritej e njëjta histori.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?