BBC: Ja si Biden dhe Trump mund të fitojnë zgjedhjet në SHBA

Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë në limit teksa tashmë ‘fati’ i tyre gjendet në disa shtete ku shumica e votave është numëruar. BBC tregon skenaret se si Joe Biden dhe Trump mund të fitojnë.

Momentalisht Biden ka 164 vota elektorale kurse Trump 50 më pak. Biden-it i mjafton që të ruajë avantazhin në tre shtetet ku vijon numërimi, Nevada, Arizona dhe Wisconsin që të shkojë në 270 vota elektorale që i japin fitoren.

Pak më e vështirë duket situata për Trump, që përveç se duhet të ruajë avantazhin në fushë-betejat e Georgias dhe Pensilvanisë duhet t’i marrë Bidenit edhe një nga 3 shtetet ku po kryeson.

Tashmë është qartësuar se gjithë fati i zgjedhjeve vendoset në Nevada, shteti me 6 vota elektorale, por ku diferenca është shumë e ngushtë. Vetëm 8 mijë vota më shumë ka Biden se Trump teksa janë numëruar 75% e votave.

SHKARKO APP