BBC: Mijëra shqiptarë protestojnë kundër Ramës për mashtrim zgjedhor dhe korrupsion

Protesta e opozitës së bashkuar në Tiranë ka patur jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. BBC i ka dedikuar një hapësirë ngjarjes së djeshme në kryeqytetin shqiptar, duke përshkruar edhe me një video momente nga protesta.

“Mijëra shqiptarë protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama, me disa bomba molotov në zyrën e tij.

Gjatë tre muajve të fundit, ka pasur demonstrata anti-qeveritare në Shqipëri. Z. Rama përballet me akuzat për mashtrim zgjedhor dhe korrupsion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lideri i opozitës, Lulzim Basha i bëri thirrje turmave të vazhdojnë protestat derisa zoti Rama të largohet nga pushteti”, shkruan BBC.

Swiss Digital Mobile Reklama



SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?