BBC shkruan për këngën shqiptare në Eurovizion 2023: Mesazh i fortë për rëndësinë e familjes

Kënga shqiptare mesazh i fortë për rëndësinë e familjes, shkruan BBC për kongën konkurruese të Shqipërisë në Eurovision Song Contest.

Këtë vit, Festivali Evropian i Këngës në Liverpul do të ketë 37 vende që do të garojnë për t’u kurorëzuar kampion.

”Teatrale dhe dramatike, kënga shqiptare mbart një mesazh të fortë për rëndësinë e familjes dhe pranimin e njerëzve që doni për atë që ata janë”, shkruan BBC.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Vokali mbresëlënës dhe harmonitë ballkanike ndërtohen në një kor tërheqës, me Albinën e shoqëruar në skenë nga pesë anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe babain e saj. Zëri i Albinës të prek telat e zemrës”, shton BBC.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria do të paraqitet në këtë festival me këngën ”Duje” të Albinës dhe familjes së saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?