BE dënon ashpër sulmin ndaj policisë, Kurti: Serbia të distancohet nga aktet terroriste

Bashkimi Europian dënon sulmin e dhunshëm ndaj një patrulle të Policisë së Kosovës në Zubin Potok. “Policia e Kosovës është ofruesja kryesore e sigurisë dhe përdorimi i forcës kundër zyrtarëve është i papranueshëm”, theksoi zyra e BE-së në Prishtinë në një deklaratë.

Kurse kryeministri Albin Kurti që saktësoi se sulmi erdhi nga Serbia, i bëri thirrje Beogradit zyrtar që të dënojë dhe të distancohet nga aktet terroriste ndaj policisë së Kosovës.

”Kjo as nuk do të na pengojë dhe as nuk do të na ndalojë nga lufta jonë për të mbrojtur shtetin ligjor kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjithë territorin e Republikës sonë”.

SHKARKO APP