FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

BE-ja me sanksione kundër prodhuesve rusë të dronëve pas sulmeve masive në Kiev

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka dënuar sulmet ruse gjatë natës ndaj Kievit, duke thënë se do të propozojë sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë. Ajo theksoi se sot, 2 korrik, do të propozoj të sanksionohen më shumë subjekte të industrisë ushtarake ruse në përgjigje të sulmeve.

Sanksionet e reja kanë cak kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë, duke përfshirë firmat që prodhojnë pjesë për dronë, Shahed dhe Geran.

“Vetëm fjalët nuk do t’i ndalin sulmet ndaj Kievit. Vetëm mbështetja e vazhdueshme ushtarake për Ukrainën dhe presioni në rritje ndaj Moskës mund ta bëjnë këtë”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke iu përgjigjur komenteve të shefes së politikës së jashtme të BE-së se blloku do të rriste presionin ndaj Rusisë për sulmet e saj ndaj objektivave civile në Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia do të vazhdojë të rrisë presionin ndaj regjimit të Kievit në mënyrë që të arrijë qëllimet e vendosura.

Swiss Digital Mobile Reklama

Forcat ajrore ukrainase thanë se Rusia lëshoi 74 raketa dhe 496 dronë gjatë sulmit, duke vrarë të paktën 17 persona. Njësitë e mbrojtjes ajrore rrëzuan shumicën e tyre, por 25 raketa balistike dhe 12 dronë goditën 33 vende.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?