BE, Juncker emëron britanikun Julian King komisioner të Sigurisë
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, paraqiti sot qëllimet e tij për të emëruar, Julian King komisioner të Sigurisë, i ngarkuar me luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, si zëvendësues i komisionerit të mëparshëm britanik, Jonathan Hill, që dha dorëheqjen pas Brexit.
“Presidenti Juncker shpalli qëllimin e tij që t’i japë protofolin e sigurisë të Unionit, Z. Julian King (ambasadori britanik në Paris)”, thuhet në një komunikatë.
Julian do të mbështesë në aplikimin e programit evropian në çështjet e sigurisë të miratuar nga Komisioni Evropian në Prill.
Ky është një program pesë vjeçar që synon të luftojë kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe kriminialitetit kibernetik.
KOHA JONË SONDAZH

