BE miraton raportin IBAR për Shqipërinë, më 26 maj pritet Konferenca Ndërqeveritare
Vendet anëtare të Bashkimi Europian kanë dhënë mesditën e sotme dritën jeshile për miratimin e raportit të IBAR-it për Shqipëria, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e negociatave për anëtarësim në BE.
Sipas procedurave të brendshme të BE-së, pas miratimit të IBAR-it, dosja i kalon tashmë COREPER II, Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare, ku pritet të formalizohet vendimi për mbajtjen e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Miratimi i pritshëm në COREPER II do t’i hapë rrugë zhvillimit të IGC8 më 26 maj, një tjetër moment kyç në ecurinë e negociatave të anëtarësimit.
IBAR, ose Raporti i Vlerësimit të Standardeve të Përkohshme, lidhet me grupkapitullin e parë të negociatave, të njohur si “Themeloret”, i cili përfshin fusha thelbësore si shteti i së drejtës, reforma në drejtësi, të drejtat themelore, funksionimi i institucioneve demokratike dhe administrata publike.
Ky zhvillim konsiderohet një sinjal pozitiv për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian dhe një vlerësim i reformave të ndërmarra në vitet e fundit.
KOHA JONË SONDAZH

