BE nuk “fal” Britaninë: Ikni sa më shpejt!
BE i ka kërkuar Britanisë së Madhe të largohet sa më shpejt nga Bashkimi Europian pasi Brexit triumfoi në referendum.
Afatet normale për të përmbyllur gjithë procedurat për Brexit shkojnë deri në 2 vjet, por duket se BE-së i ka sosur durimi dhe kërkon largimin sa më shpejtë të Britanisë së Madhe.
Në një deklaratë publike presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, presidenti i PE Martin Schulz dhe presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, kanë kërkuar që “Britania të largohet sa më shpejt të jetë e mundur, për të mos zgjatur paqartësitë”.
“Bashkimi Europian do të jetë i fortë edhe pas Brexit”, deklaroi Juncker, por në BE të gjithë janë të ngrysur.
Brexit u ka dhënë krahë të gjithë vendeve euroskeptike dhe europianët tremben për një uragan referendumesh, që do ta shkrinte njëherë e mirë Bashkimin Europian.
KOHA JONË SONDAZH

