BE pret turistë nga 12 shtete, Shqipëria sërish jashtë

Bashkimi Europian përditësoi listën e vendeve të sigurta nga Covid-19, jashtë së cilës mbeti sërish Shqipëria. Ajo është zvogëluar në vetëm 12 shtete nga 15 që ishte më parë, duke konfirmuar kështu rigjallërimin dhe rritjen e nivelit të përhapjes së virusit pandemik.

Pas Serbisë dhe Malit të Zi, BE hoqi nga lista dhe Algjerinë për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike.

Me rekomandimin aktual, vetëm qytetarët e 12 vendeve të botës do të mund të udhëtojnë pa kufizime drejt një shteti të Unionit. Rekomandimi përditësohet çdo dy javë nga Brukseli në bazë të nivelit të përhapjes së Covid-19 në secilin shtet që nuk është pjesë e Bashkimit Europian.

SHKARKO APP