BE të kthejë sytë nga hekurudhat. Duhen 600 milion euro të mos vdesë

 

Hekurudha shqiptare ka nevojë për 600 milion euro që të mos vdesë. Rruga e hekurt është në grahmat e fundit dhe pikërisht për këtë drejtuesit e saj shohin si të vetmen zgjidhje mbështetjen financiare nga organizmat ndërkombëtarë dhe shtrijnë dorën për ndihmë nga BE.

Genc Alizoti, Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave: Duhet një vlerë që shkon tek 600 milionë euro dhe për kushtet që ka Shqipëria buxheti s’mund ta përballojë. Europa nëse deri dje vazhdon të hedhë sytë nga rrugët tani të hedhë sytë nga hekurudha”

Sipas kreut të hekurudhave vitet e fundit ka rënë numri i qytetarëve që përdorin hekurudhat për të udhëtuar por është përmirësuar disi transporti i mallrave.

Genc Alizoti: “Kam gjetur hekurudhën në një situatë tejet të vështirë. Jemi përpjekur ta ngremë këtë hekurudhë. Nëse për transportin e mallrave kemi përmirësime ndryshe ndodh me transportin e qytetarëve”

Problemet kryesore të rrjetit hekurudhor shqiptar janë mungesa e sinjalistikës dhe komunikimi i duhur i linjave.

SHKARKO APP