Beci: Hapet rruga në Qafë Thore pas reshjeve të borës dhe ortekëve
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka njoftuar se mjetet e mirëmbajtjes kanë përfunduar pastrimin e aksit në Qafë Thore, i cili gjatë natës u bllokua nga reshjet e borës dhe rënia e ortekëve.
Aktualisht, ekipet ndodhen në terren dhe po punojnë për zgjerimin e pjesës kaluese të rrugës, me qëllim garantimin e një qarkullimi sa më të sigurt për të gjithë udhëtarët.
Ndonëse qarkullimi është i hapur, Beci ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve për shkak të punimeve që vijojnë dhe pranisë së ngricave në rrugë, duke theksuar se automjetet duhet të jenë domosdoshmërisht të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë.
Postimi i plotë:
KOHA JONË SONDAZH

