Beci: Të rinjtë e Shkodrës mbjellin ndryshimin me 50 pemë frutore në “Isuf Sokoli”
Një tjetër nismë për gjelbërimin e qytetit është zhvilluar në Shkodër, ku të rinjtë e organizatave dhe shkollave të qytetit janë bërë bashkë për të mbjellë 50 pemë frutore në hapësira komunitare.
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci ka ndarë në rrjetet sociale aksionin e zhvilluar në rrugën “Isuf Sokoli”, ku të rinjtë e ACT4 Shkodra, Këshilli Rinor, Qendra Atelie dhe nxënës të shkollave të qytetit kontribuuan në shtimin e gjelbërimit në një prej zonave të banuara.
Postimi i plotë:
Të rinjtë e Shkodrës mbjellin ndryshimin
🌱 Në rrugën “Isuf Sokoli”, të rinjtë e ACT4 Shkodra, Këshilli Rinor, Qendra Atelie dhe nxënës të shkollave të qytetit u bënë bashkë për të mbjellë 50 pemë frutore në hapësira komunitare.
Pas nisjes së kësaj nisme në Xhabije, aksioni vijoni për të dytin muaj radhazi, duke mbajtur premtimin për më shumë gjelbërim në lagjet e Shkodrës. Secila pemë mban emrin e një aktivisti një shenjë që angazhimi për qytetin ka fytyrë dhe përgjegjësi.
Këto nisma nuk shtojnë vetëm gjelbërim në hartën e qytetit. Ato forcojnë lidhjen e të rinjve me mjedisin, me tokën, me njëri-tjetrin. Kultivojnë një kulturë kujdesi që nis me një pemë dhe rritet me çdo brez.
KOHA JONË SONDAZH

