Beci: Vijon me vendosmëri aksioni për çlirimin e hapësirave të zaptuara publike
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka ndarë një tjetër hap konkret në kuadër të aksionit për rikthimin e hapësirave publike në shërbim të qytetarëve.
Postimi i plotë:
Vijon me vendosmëri aksioni për çlirimin e hapësirave të zaptuara publike.
Sot, puna u fokusua në hapësirën pas Bibliotekës “Marin Barleti”, për t’i dhënë më shumë frymëmarrje zonës dhe për ta kthyer atë në funksion të qytetarëve.
Ndërhyrje konkrete për një qytet më të hapur dhe më të jetueshëm.
KOHA JONË SONDAZH

