Befason deputeti demokrat, shkon në Parlament me një buqetë me kallza gruri
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi mbetet interesant.
Korreshi ka shkuar sot në Kuvend me një buqetë me kallza gruri.
Duke qenë se Koreshi përfaqëson e Lushnjës, ai ka sjellë diçka nga fermerët e kësaj zone teksa ka folur për problematikat që hasin ata gjatë punës së tyre.
Korreshi tha se ishte në Kuvend për të dërguar zërin e fermerëve, që këtë vit dolën me humbje si pasojë e çmimit të ulët të grurit.
“Kjo është një buqetë nga fermerët e Myzeqesë, në pamundësi për të ardhur me shalqi, mbase vij javën tjetrër, meqë iu morën votën iua fusim pak dhe me çmim. Sot në bursë gruri është me 22 dollarë kuintali, të gjithë fermerët kanë dalë me humbje, presin ndonjë kokërr leku nga qeveria në formën e subvencionit”, tha Korreshi.
Fermerët e Myzeqesë këtë vit janë ankuar në lidhje me çmimin e shitjes së grurit, që sipas tyre është shumë i ulët dhe nuk mbulon kostot për kultivimin e tij.
Për këtë ata kërkojnë një mbështetje përmes skemave subvencionuese nga ana e qeverisë.

KOHA JONË SONDAZH

