Befason Kurti, del kundër Osmanit: Incidenti në Shkup, jo provokim
Incidenti diplomatik me të cilin u përball presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit ka qenë çështja që ka dominuar takimin mes kryeministrave të Kosovës, Albin Kurti dhe të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski. Në konferencën për median dy kryeministrat mbajtën qëndrim pajtues mbi këtë ngjarje. Teksa Osmani e cilësoi incidentin përveçse si një provokim i pastër dhe tendencë për të shkaktuar incident, Kurti e mohoi. ”Nuk e di që kemi pasur si institucione të Republikës qëndrim të tillë (se ishte provokim). Mund ta këtë thënë ndokush prej qytetarëve, por jo institucionet e Republikës. MPJD e ka dhënë deklaratën saj, që paraqet qëndrimin e Qeverisë, gjithashtu edhe qëndrim edhe MPJ- e Maqedonisë e kemi parë. Besoj që duhet ta synojmë të vërtete dhe kuruese tensionimin”, tha Kurti.