Begaj pret Moisiun dhe Meidanin në zyrë “për një bisedë miqësore”
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është takuar këtë të enjte me dy nga pararendësit e tij në këtë post, ish-presidentin Alfred Moisiu dhe ish-presidentin Rexhep Meidani.
“Me Presidentin Moisiu dhe Presidentin Meidani në një bisedë miqësore dhe të frytshme”, shkruhej në një postim në Begajt në Facebook.
Më herët presidenti ishte në Durrës, ku mbajti një fjalë përshëndetëse sot në Konferencën e 17-të të Shefave të Shtabeve të Përgjithshme të vendeve të Ballkanit, ku merrnin pjesë edhe përfaqësues të lartë nga NATO dhe BE.