Begaj uron Trump: Shqipëria, krenare për aleancën dhe miqësinë e fortë me SHBA-në

Presidenti Bajram Begaj ka uruar Presidentin e 47-të të SHBA-ve, Donald Trump për marrjen e detyrës. Kreu i shtetit u shpreh se Shqipëria është krenare për aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në.

”Urimet më të përzemërta në ditën tuaj të inagurimit si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump”, theksoi Begaj në një postim në rrjetin “X”.

”SHBA mbetet dëshmi e patjetërsueshme e vlerave të demokracisë dhe burim paqeje dhe sigurie. Shqipëria është krenare për aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tonë”, shtoi Presidenti Begaj.

SHKARKO APP