Behgjet Pacolli: Nesër, MABCO, së bashku me mbi 200 specialistë, do të rifillojë punimet në kantierin e Aeroportit të Vlorës
Përmes një publikimi të bërë në Facebook, Behgjet Pacolli ka bërë me dije se “Nesër, MABCO, së bashku me mbi 200 specialistë të nënkontraktorëve të saj, do të rifillojë punimet në kantierin e Aeroportit të Vlorës. Ky veprim do të ndërmerret në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës së Lartë dhe me vendimin e Asamblesë së Aksionarëve të VIA-s. se dates 18/06/2026 si dhe në respekt të kërkesës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) dhe qëndrimit të shprehur publikisht nga Kryeministri Edi Rama, se Aeroporti i Vlorës nuk duhet të bjerë pre e interesave të ngushta apo veprimeve të paligjshme të askujt, por të përfundojë sa më parë dhe të hapet për operim.
Pas një bllokade disamujore dhe përpjekjeve të personave që kanë vepruar në mënyrë të paligjshme, pa asnjë bazë ligjore dhe pa asnjë tagër, punimet u penguan në mënyrë të dhunshme. Këta persona, madje me mbështetjen e strukturave të Policisë së Shtetit, ndërprenë aktivitetin në kantier dhe sekuestruan në mënyrë arbitrare pajisje, mjete pune dhe makineri private në pronësi të nënkontraktorëve.😡
Rifillimi i punimeve shënon rikthimin e ligjshmërisë dhe respektimin e vendimeve të institucioneve juridike dhe atyre kompetente, duke i hapur rrugë vazhdimit dhe perfundimin të punimeve në një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore të vendit.
Mabco kerkon drejtesi, transparerce dhe legjitimitet dhe si gjithemon mbeshtetjen konstruktive te institucioneve dhe cdokujt ne menyre qe aeroporti te hapet sa ma shpejt!
Mabco e vetme ka investuar pune, profesionalizem dhe lek, të angazhuar mbi 310 miljon Euro!
Apeloj të gjithë atyrekushdo e kudo qofshin ata që, në mënyrë arbitrare, po tentojnë të pengojnë vënien në funksion të kësaj vepre madhore, të ndërtuar me përkushtim, profesionalizëm dhe krenari t’i rikthehen parimeve të legalitetit, shtetit të së drejtës dhe qytetërimit institucional, duke lejuar hapjen e aeroportit në përputhje me ligjin dhe interesin publik.
Nëse kanë pretendime të ndryshme, rruga e vetme legjitime është respektimi dhe pritja e vendimeve të organeve gjyqësore. Vendimet e gjykatave dhe hallkave të saj janë ligjore, të detyrueshme për zbatim dhe përbëjnë themelin mbi të cilin qëndron besimi te shteti i së drejtës.
Kjo vepër është një perlë infrastrukturore dhe një aset kombëtar. Shqipëria e meriton zhvillimin, progresin dhe respektimin e ligjit. Shqipëria e meriton hapjen e këtij aeroporti.”
KOHA JONË SONDAZH

