Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 11:03 Hita takon Drejtorin e Policisë Kriminale dhe Drejtorin e Drejtorisë Hetimore Antimafia Strategji e përbashkët për goditjen e grupeve kriminale ndërkufitare, kapjen e shtetasve në kërkim dhe luftën kundër krimeve kibernetike e trafiqeve të paligjshme. Në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bekim Fehmiu dhe Irene Papas, të mëdhenjtë e shqiptarisë së madhe në epopenë homerike, L`Odissea

Aktualitet E diel, 15 Qershor 2025 11:58
Bekim Fehmiu dhe Irene Papas, të mëdhenjtë e shqiptarisë së madhe në epopenë homerike, L`Odissea
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Në historinë e artit filmik evropian, pak bashkëdyzime kanë qenë më madhështore dhe simbolike sesa ajo e Bekim Fehmiut dhe Irene Papas në serialin televiziv italian L’Odissea (1968), një adaptim monumental i veprës së Homerit. Ky projekt i shndërruar në mit modern, nuk ishte vetëm një vepër artistike që la gjurmë në kinematografinë ndërkombëtare, por edhe një takim i rrallë i dy figurave me rrënjë dhe gjak shqiptar që, përmes fuqisë së artit, shpalosën dinjitetin e një përkatësie të përvuajtur e të shpërfillur, por të pashuar në shpirt dhe identitet.
Prodhuar nga RAI në bashkëpunim me televizionet evropiane, “L’Odissea” ishte një ndër seritë më ambicioze të kohës. Regjisori Franco Rossi solli në ekran këtë epope homerike në një format prej tetë episodeve, të xhiruara në vende historike të Mesdheut – nga Greqia në Itali, nga Tunizia në Turqi – duke krijuar një dimension real dhe poetik të rrugëtimit të Odiseut. Në qendër të këtij udhëtimi legjendar ishte Bekim Fehmiu, shqiptari nga Gjakova, që me fizikun heroik, zërin e ngrohtë, por të prerë, me një përmbajtje emocionale të ngjeshur dhe një plastikë aktoriale të jashtëzakonshme, e bëri Odiseun të prekshëm, njerëzor, kompleks.
Në rolin e Odiseut, Bekim Fehmiu nuk luajti vetëm një figurë mitologjike. Ai mishëroi tragjedinë, krenarinë, mençurinë dhe plagët e një njeriu që kërkon rrugën e kthimit – jo vetëm në Itakën homerike, por edhe në një vend të brendshëm ku nderi, identiteti dhe dashuria përbëjnë qendrën e ekzistencës. Ishte si të shihje një aktor që nuk kishte nevojë të shtirej: në Odiseun e Bekimit shpalosej, në mënyrë të heshtur por thellësisht të ndjerë, odisenë e vet personale si shqiptar në një botë që nuk ia njihte as rrënjët, as vuajtjet, as madhështinë.
Në krah të tij, Irene Papas, aktorja legjendare greke me origjinë arbëreshe nga Peloponezi, që për shumë ishte më shumë se një aktore, ajo ishte ikona e grave të lashtësisë, e tragjedisë, e rezistencës. Në rolin e Penelopës, ajo solli një përmbajtje të thellë shpirtërore, një grua që pret, që nuk dorëzohet, që mban gjithçka të gjallë përmes durimit. Me Bekimin, ajo krijoi një binom që nuk ishte vetëm artistik, por edhe shpirtëror, një përbashkim i dy figurave që, ndonëse të ndarë në ekran për pjesën më të madhe të rrëfimit, ndanin një të kaluar të përbashkët mes identitetit të nëpërkëmbur dhe triumfit të talentit.
Ajo që mbetet përtej vlerës artistike të L’Odissea është kjo ndjenjë e thellë e përfaqësimit. Të shihje dy shqiptarë, një nga Gjakova dhe një nga rrënjët arbëreshe të Moreas, të mishëronin dy nga figurat më emblemë të letërsisë së lashtësisë perëndimore, ishte në vetvete një akt përmbysës dhe simbolik. Ishte një çlirim nga harresa. Ishte një rivendosje e krenarisë. Ishte shqiptaria që ngjitej në piedestalin më të lartë të kulturës së Mesdheut.
Pas këtij suksesi ndërkombëtar, Bekim Fehmiu do të bashkëpunonte me gjigantë të tjerë të kinemasë botërore si John Huston, Ava Gardner, Claudia Cardinale dhe Robert Shaw. Por L’Odissea mbeti roli i tij më përfaqësues, sepse atje ai u bë më shumë se një aktor: u bë simbol. Edhe Irene Papas do të vazhdonte rrugëtimin e saj në kryevepra si Zorba the Greek, The Trojan Women dhe Electra, por roli i Penelopës mbeti për të një kapërcim nga miti në realitetin e grave që presin dhe që nuk thyhen.
Sot, kur kthehemi te “L’Odissea”, nuk shohim vetëm një prodhim televiziv të shkëlqyer. Shohim një moment unik në kohë kur shqiptarët nuk ishin vetëm spektatorë të historisë, por bartës të saj. Shohim madhështinë e dy artistëve që flisnin për ne, në gjuhën e artit, në gjuhën e shpirtit. Dhe për këtë, kujtesa jonë ka një detyrë: të mos e harrojë kurrë Bekim Fehmiun dhe Irene Papas – dy të mëdhenj që Itakën e tyre e gjetën në pavdekësinë që vetëm arti i vërtetë mund ta japë.

Mund t'ju interesojë

Hita takon Drejtorin e Policisë Kriminale dhe Drejtorin e Drejtorisë Hetimore Antimafia

Hita takon Drejtorin e Policisë Kriminale dhe Drejtorin e Drejtorisë Hetimore Antimafia

Para 10 minutash
Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit t...

Para 1 ore
Mbi 12 miliardë dollarë nga nafta e Venezuelës kaluan përmes një llogarie të kontrolluar nga SHBA-ja

Mbi 12 miliardë dollarë nga nafta e Venezuelës kaluan përmes një llogarie të kontrollua...

Para 1 ore

Etiketat e lidhura

albert vatajBekim FehmiuIrene Papas
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Hita takon Drejtorin e Policisë Kriminale dhe Drejtorin e Drejtorisë Hetimore Antimafia
Para 10 minutash

Hita takon Drejtorin e Policisë Kriminale dhe Drejtorin e Drejtorisë Hetimore Antimafia

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës
Para 11 minutash

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Pas bisedimeve në Abu Dhabi, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme masive me dronë: të paktën gjashtë të vrarë
Para 12 minutash

Pas bisedimeve në Abu Dhabi, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme masive me dronë: të paktën gjashtë të ...

Pochettino merr drejtimin e United, zbulohen detajet e marrëveshjes
Para 16 minutash

Pochettino merr drejtimin e United, zbulohen detajet e marrëveshjes

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 11 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve
Para 12 orësh

Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve

3 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 16 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 20 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.