Beleri kërkon përshpejtim e shqyrtimit të ankimeve të tij në Kushtetuese
Alfred Beleri kërkon përshpejtim e shqyrtimit të ankimeve të tij në Kushtetuese. Dy kërkesat për përshpejtim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, që po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për “korrupsion në zgjedhje”, janë depozituar në Kushtetuese nga avokatët e tij mbrojtës.
Në përballjet e tij në Kushtetuese Beleri pretendon antikushtetueshmëri në mosdhënies së lejes së posaçme për t’u betuar si kryebashkiak, si edhe për arrestimin e tij në flagrancë e lënien e tij në “arrest në burg”.
Këtë të martë në seancën e radhës ndaj Belerit në Gjykatën e Posaçme, SPAK pritet të lexojë pretencën ndaj tij.