Beleri nuk i ndahet Himarës, ankimon vendimin e KQZ-së

Edhe pse prej 1 viti eurodeputet, por beteja e Fredi Belerit për t’u bërë kryebashkiak i Himarës duket se do të vijojë. I mbështetur nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Beleri ka ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që në korrik të vitit 2024 i ndërpreu ëndrrën për të marrë drejtimin e Bashkisë Himarë.

Për të vendimi i KQZ-së është në kundërshtim me ligjin, pasi ai ka fituar mandatin në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, por nuk e ka ushtruar atë për asnjë ditë për shkak të arrestimit dhe më pas dënimit. Në ankim, citohet më tej se ndërprerja e mandatit nuk mund të bëhet pa respektuar procedurën ligjore dhe pa një vendimmarrje të organeve kompetente.

“As KQZ dhe as Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve nuk kanë kompetencë për të ndërprerë mandatin në mungesë të një vendimi të formës së prerë nga gjykata ose një vendimmarrje nga Këshilli i Ministrave”, vijohet më tej në padi. Në thelb të kërkesës, Beleri kërkon anulimin e vendimeve përkatëse të KQZ-së dhe njohjen e mandatit të tij si kryetar i ligjshëm i Bashkisë Himarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?