Belind Këlliçi ironizon Haxhiun: Burrë i poshtër ky Ahmetaj, e tradhtoi se ka fol…

Ish-numri dy i qeverisë ”Rama”, Arben Ahmetaj u shfaq edhe në reportazhin e ”Rai 3” për Shqipërinë, duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Sonte në “Opinion”, analisti Baton Haxhiu e cilësoi këtë “tradhti” ndaj publikut dhe institucioneve. Këtë deklaratë e ironizoi ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi.

-Si t’u duk prania e Ramës në reportazh Baton?

Baton Haxhiu: Është e pazakontë, realisht…së paku për çështjet e krimit. Për emra të përveçëm. Ai e ka ditur që një varës i dikurshëm i tij e ka bërë tradhtinë duke…

-Çfarë tradhtie?!

Baton Haxhiu: Si çfarë tradhtie? Duke folur…

Belind Këlliçi: Se deri para një viti ishte krahu i djathtë…(Qesh) Tradhti që ka fol! Ka treguar të vërtetën. Burrë i poshtër Arben Ahmetaj!

Baton Haxhiu: Vazhdoj ta them…

Belind Këlliçi: Pse u emërua në PS?

Baton Haxhiu: Pyete Edi Ramën sepse kostoja është e Edi Ramës që emëron njerëz të tillë. Një njeri i cili pas 11 vitesh deklaron për polemikat e vitit 2014, 2015,për Inceneratorët.

Belind Këlliçi: Po Edi Rama është burrë i poshtër që doli me foto të vitit ’98?

SHKARKO APP