Belind Këlliçi: Trump do ti heq “non gratën” Berishës
Në një postim të bërë te faqja e Partisë Demokratike, ku Belind Këlliçi ka dalë një një foto me Donald Trump, njoftohet se “Demokrati tha se në shkurt të këtij viti Marco Rubio i dërgoi letër presidentit aktual Joe Biden ku i kërkoi heqjen e non gratave, pasi sipas tij janë mekanizma që po keqpërdoren, duke u përdorur për luftë politike.
Belind Këlliçi: Që non grata e Berishës do hiqet të jeni të qartë si drita e diellit…
Do hiqet a në shkurt, a në prill a në maj nuk e dimë se kur…Kasanof e di shumë mirë se në datë 21 janar aty shkon sekretar shteti Marco Rubio dhe president i SHBA Donald Trump. Marco Rubio në shkurt të këtij viti së bashku me senatorë të tjerë i ka shkruar Joe Bidenit letër publike zyrtare ku i kërkon heqjen e non gratave ..nga Amerika Latine është me origjinë ai, nuk është nga Shqipëria dhe i thotë presidentit të Amerikës që mekanizmi që ju po përdorni i non gratës po keqpërdoret dhe po përdoret për luftë politike…
Kasanof e di mjaft mirë që ajo është tërësisht vendimmarrje aq sa politike dhe personale, ashtu siç vendoset ashtu edhe hiqet. Zoti Berisha ka non gratë politikë nga shoqëria e Sorosit kundër tij kaq, nuk ka non grata nga thesari i shtetit.