Belinda Balluku: Çfarë zhgënjimi dhe përsëritje skizofrenike e kaosit në parlament!

Nga Belinda Balluku-

Çfarë zhgënjimi dhe përsëritje skizofrenike e kaosit në parlament! Kushtetuta fluturonte mbi kokat tona në prani të trupit diplomatik në një moment solemn, kur Kryeministri i vendit duhet të prezantonte programin qeverisës Shqipëria 2030, kur secili nga ministrat duhet të prezantonte programin sektorial dhe të kishte një debat konstruktiv me opozitën, sepse Kuvendi është salla ku opozita duhet të thotë fjalën e saj, por sigurisht në respekt të demokracisë dhe parimeve kushtetuese.

A është kjo klasa politike që meriton Shqipëria? A është kjo opozita që duhet të ketë një vend i ulur në tryezën e negociatave me BE 🇪🇺? A quhen dialog parlamentar britmat,  përplasjet e duarve mbi tavolina, shishet plastike në ajër? A quhet ky dialog parlamentar?

Swiss Digital Desktop Reklama

Për shkak të kësaj situate, për herë të parë në këto 30 vite, nuk u prezantua programi qeverisës nga shumica e zgjedhur në sallën e parlamentit, pavarësisht prezantimeve të shumta publike që kemi bërë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sjelljet e përsëritura të pakicës parlamentare, na detyruan të votojmë menjëherë programin qeverisës, për të mos humbur më asnjë sekondë nga koha e vyer e shqiptarëve, të cilët janë lodhur nga retorikat boshe e agresive për përfitime personale të eksponentëve partiak.

Sot, Partia Socialiste dhe Qeveria Shqiptare, mbeten të angazhuara dhe me përgjegjësi të plotë për të vijuar në rrugën e nisur me objektivin e pandryshuar Shqipëria 2030.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?