Belinda Balluku: Hapet thirrja e dytë për subvencionimin e paneleve diellore për ngrohjen e ujit

Belinda Balluku poston shënimin e mëposhtëm: “4 shkurt – Hapja e aplikimeve për subjektet e interesuara për të ofruar dhe instaluar panelet fotovoltaike për abonentët familjarë.

24 shkurt – Nis aplikimi për 2,000 njësi të reja, të cilat do të subvencionohen 70% nga Agjencia e Efiçencës për Energjinë, ndërsa vetëm 30% e kostos do të mbulohet nga abonenti familjar.

Aplikoni për të përfituar nga kjo mundësi për të reduktuar kostot e energjisë.

@infrastruktura.energjia @eficenca.energjia”-përfundon zv/kryeministrja dhe ministre e Energjitikës e Infrastrukturës.

SHKARKO APP