Belsh/ Flakët përfshijnë zonën mes Seferanit dhe Merhojës, rrezikohen banesa

Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë pasditen e sotme në Belsh, në zonën mes fshatrave Seferan dhe Merhojë.

Flakët të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë, janë përhapur me shpejtësi duke dëmtuar sipërfaqe me ullinj, shkurre dhe parcela bujqësore. Situata ka alarmuar banorët, pasi zjarri vijon të afrohet pranë zonave të banuara.

Në terren janë angazhuar zjarrfikësit, Emergjencat Civile dhe strukturat e bashkisë, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve. Deri tani nuk raportohen persona të lënduar. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen dhe do të hetohen pas neutralizimit të plotë të vatrës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?