Beltoja: Pandemia ka edhe aspekte psikike, ka pasur raste vetëvrasjeje te personeli mjekësor

I ftuar në Arena në RTV Ora nga Dritan Hila, mjeku Alban Beltoja u shpreh se një nga aspektet e pandemisë është edhe stresi.

Madje, ai u shpreh se ka pasur raste edhe të personelit mjekësor që kanë vrarë veten.

Beltoja: Një nga aspektet e kësaj epidemie është edhe ai psikik. Është e njohur se të sëmurët psikik dhe psikologjik, vuajnë në këto situata strese. Në këto periudha kemi pasur raste të personelit mjekësor që janë vetëvrarë me ndjenjën e fajit që kanë qenë ata që i kanë infektuar pacientët.

Ka raste edhe në klinika me depresion që kanë tentuar vetëvrasjen. Kjo pritej se pati edhe një paralizë të shërbimeve psiko-sociale në Itali. Stresi post-traumatik është vuajtur nga personeli mjekësor dhe ka njerëz që edhe sot e kësaj dite nuk dalin nga shtëpia.

Beltoja: Pandemia ka edhe aspekte psikike, ka pasur raste vetëvrasjeje te personeli mjekësor

SHKARKO APP