Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Ben Blushi: Një krahasim mes Palestinës, Kosovës dhe Maqedonisë!

Ben Blushi: Një krahasim mes Palestinës, Kosovës dhe Maqedonisë!

Aktualitet
E hënë, 11 Gusht 2025 18:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ben Blushi

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë dashamirës të Hamasit, këto ditë duhet të jenë të çliruar. Hamasi po e fiton luftën në televizonet perëndimore. Prej disa muajsh ushtarët e tij nuk luftojnë më. Ata kanë lënë armët dhe janë kthyer në fotografë profesionistë. Videot dhe fotografitë e njerëzve të drobitur që mbajnë rradhë për një pjatë me supë, po e lënë botën pa gjumë. Hamasi akuzon Izraelin se po ndëshkon me vdekje 2 milion banorët e Gazës, kurse Izraeli thotë se Hamasi se po i vjedh ushqimet për të sajuar lajme të rreme. Të dyja janë të vërteta. Uria është një nga kapitujt kryesorë të çdo manuali lufte dhe këto dy ushtri janë në luftë vdekjeprurëse.

Mund t'ju interesojë

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Para 6 orësh
Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Para 7 orësh
Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjist...

Para 7 orësh

Fëmijët e Gazës po e ndëshkojnë Izraelin, më shumë se terroristët e Hamasit Siç ndodh gjithmonë në Perëndim, kur qeveritë i marrin vendimet në studiot televizive, këto ditë Franca dhe Britania lajmëruan se do ta njohin shtetin palestinez. Kjo manovër që është më shumë kundër Izraelit, se pro Palestinës, është njëra nga arsyet që e detyroi Izraelin të vendosë pushtimin e Gazës. Por pyetja është çfarë shteti do njohë Franca dhe Britania?

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Çfarë shteti është Palestina?
Një shtet i pushtuar?
Kush janë kufinjtë e këtij shteti?
Kush e drejton këtë shtet?
Kush është qeveria e tij?
Po Kryeministri?
Kush i ka fituar zgjedhjet?

Gaza është një zonë e rrënuar. Aty pothuajse nuk ka më rrugë, nuk ka ujësjellësa, nuk ka ura, nuk ka siguri. Aty ka vetëm uri. Ky është përfundimi i luftës pa plan që nisi Hamasi dy vjet më parë kur masakroi 1200 njerëz që po kërcenin në një koncert. Por edhe para luftës, Gaza dhe gjysma tjetër e Palestinës, West Bank, i kishte kufinjtë tokësorë, ajrorë dhe detarë të kontrolluar nga Izraeli. Për fat te keq, Palestina nuk përmbush dot asnjë kriter për t’u konsideruar një shtet i pavarur, siç e ka njohur Shqipëeria antiperëndimore në vitin 1988. Atëherë kush është zgjidhja për Palestinën? A funksionon dot ajo si shtet i pavarur edhe nëse Franca dhe Britania e njohin. Duket e pamundur. Kryeministri izraelit tha se pas pushtimit dhe pas pastrimit total nga terroristët e Hamasit, Gaza duhet të qeveriset nga një bashkësi shtetesh arabe.
Me pak fjalë Gaza do jetë një territor ku shtetet e pasura arabe do investojnë për ta rindërtuar dhe ku 2 milion banorët e saj do jetojnë duke punuar.

Kjo nënkupton se Izraeli do vazhdojë ta kontrollojë Gazën ushtarakisht por nuk do ta bombardojë më. Megjithëse kjo formulë, që mesa duket po negociohet, mund ta përmirësojë jetën e palestinezëve, ajo nuk e bën dot Gazën shtet. Po atëherë si mund të zgjidhet cështja e Palestinës? Ka shumë njerëz që e krahasojnë Palestinën me Kosovën. Ata thonë se edhe Kosova nuk kishte qenë asnjëherë shtet por u bë shtet nga Fuqitë e Mëdha. As Palestina nuk ka qenë asnjëherë shtet. Kjo është e vërtetë, por krahasimi territorial nuk mjafton. Për t’u bërë shtet nuk mjafton të kesh një territor.

Sjellja e banorëve të atij territori është thelbi që përcakton natyrën e shtetit. Nëse kosovarët do ishin futur në territorin e Serbisë dhe do kishin masakruar mijëra fëmijë dhe gra duke i shpërdarë pamjet makabre me krenari në televizonet e botës, Kosova nuk do ishte bërë kurrë një shtet i pavarur. Terroristët nuk mund të shpërblehen dhe ky është një parim që nuk ndryshon. Kosovarët u mbrojtën nga ushtria serbe me armë, por nuk i prekën fëmijët dhe gratë e tyre megjithëse i kishin shumë afër si komshinj. Liderat e Kosovës që janë akuzuar për krime ndaj civilëve pa asnjë provë, u dorëzuan vetë, nuk u fshehën në tunelet e Drenicës dhe po presin gjykimin në mënyrë dinjitoze. Askush nuk po vret në emër të tyre dhe askush nuk është marrë peng për t’i bërë presion bashkëisë ndërkombëtare që t’i lirojë.

Tani Kosova vetëadministrohet prej 17 vitesh. Ajo ka parlament, ka zgjedhje, ka ushtri, ka rend, ka gjykata, ka rrugë, ka shkolla, spitale dhe biznese që mbajnë njerëzit në punë. Shteti garanton drejtësi, barazi dhe të drejta civile. Është i varfër por është i vetëmjaftueshëm dhe mbahet me taksat e veta. Palestinezët kishin 80 vjet kohë për të ndërtuar shtetin e tyre, por ata zgjodhën rrugën e kundërt me Kosovën. Me miliardat që morën hapën tunele në vend të rrugëve dhe krijuan Hamasin në vend të policisë. Sikur UÇK të kishte ndjekur rrugën e Hamasit, do ta kishte lënë Kosovën përjetësisht në Serbi dhe fara e terrorizmit të egër do ta kishte shkatëruar gjithë Ballkanin. Por kjo nuk ndodhi.

UÇK nuk u bë Hamas dhe për fatin e vet të keq Hamasi nuk u bë dot UÇK. Sikur palestinezët e Gazës të kishin lexuar librin e UÇK, Palestina sot mund të ishte shtet. Prandaj nuk ka asnjë krahasim mes Kosovës dhe Palestinës. Lufta e të parës është heroike, e të dytës është terroriste. Kosova provoi se Perëndimi nuk ka paragjykim fetar për Gazën dhe se 2 milion muslimanë nuk mjaftojnë për t’u bërë shtet. Duhet pak më shumë se kaq. Duhet të jesh civil. Por nëse Kosova nuk i vjen dot në ndihmë atyre që kërkojnë një arsye për të njohur Palestinën, ndoshta një vend tjetër me popullsi shqiptare i vjen. Ky vend është Maqedonia. Sot në Maqedoni jetojnë 58 për qind maqedonas dhe 25 për qind shqiptarë. Në vitin 2050 këto shifra do jenë shumë afër. Ndoshta 42 për qind shqiptarë dhe 48 për qind maqedonas. Ose edhe më afër.

Pjelloria e pakicave të shtypura, është rreziku më i madh i shumicave shtypëse. Por megjithëse e njohin shumë mirë demografinë e të ardhmes shqiptarët e Maqedonisë nuk kërkojnë të dalin në një shtet më vete. Ata kanë fshatrat e tyre, qytetet e tyre, malet e tyre, toponimet e tyre, shkollat e tyre, por kanë edhe diçka që palestinezët nuk e kanë. Kanë në shpinë dy shtete me shqiptarë, pjesë e bashkuar e të cilëve duhet të ishin. E megjithëse kanë gjithë këto avantazhe shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë kërkuar asnjëherë ta prishin Maqedonië.

Edhe kur janë vrarë dhe terrorizuar, ata nuk kanë masakruar fëmijë maqedonas duke kërcyer nëpër koncerte siç kanë bërë barbarët e Hamasit. Ky durim ka zbutur palën tjetër, por i ka zbutur dhe ata vetë. Sot nuk ka më shqiptarë që kërkojnë t’i zgjidhin punët e Maqedonisë me arrmë. Demokracia është aleati i tyre dhe dialogu është arma që përdorin të dyja palët për të mbajtur në këmbë këtë shtet artificial. Sa herë flas me miqtë e mi izraelitë ia tregoj rastin e Maqedonisë. A mund të ishte formula maqedone një zgjidhje për Palestinën dhe Izraelin? Ndoshta, pse jo. Në vend që të jetojnë në dy shtete, këta dy popuj mund të jetojnë në një shtet. Ta kenë ushtrinë të përbashkët, partitë të ndara dhe kufinjtë të hapur. Gaza mund të jetë një rivierë e mrekullueshme e Lindjes së Mesme e investuar nga izraelitët dhe arabët e pasur.

Banorët e Gazës si pronarë të tokës do kenë pjesën e vet në këtë sukses ekonomik si gjithë popujt e Mesdheut. Jerusalemi do ishte kryeqytet i shtetit të përbashkët, njëlloj si Shkupi, që dikur ka qenë një qytet shqiptar por ky fakt nuk ka më asnjë vlerë në debatin politik maqedon. Sot nga dhjetë milion banorët e Izraelit, 2 milion janë arabë muslimanë. Ata kanë partitë e tyre që i përfaqësojnë në parlament. Arabët izraelitë kanë të drejta të barabarta me hebrenjtë, shkojnë në ushtri bashkë me ta, bëhen policë, mjekë, ministra dhe quhen izraelitë. Ndërkohë Gaza ka 2 milion banorë dhe pjesa tjetër e Palestinës, Ëest Bank ka 3 milion banorë të tjerë. Gjithsej janë rreth 5 milionë palestinezë pa shtet. Kjo do të thotë se në kushtet e një shteti të përbashkët arabët do ishin 7 milion banorë karshi 10 milion hebrenjve.

Ky ekuilibër demografik është më shumë perfekt se maqedon. Pas 40 vitesh dy popujt mund të ishin barazim në numra. Deri atëherë luftërat do kishin pushuar, fëmijët e Gazës nuk do adhuronin Hamasin dhe ushtria izraelite nuk do kishte nevojë të bombardonte qytetet e shtetit të vet. Si një demokraci e fortë, Izraeli do ua mësonte artin e zgjedhjeve edhe palestinezëve që nuk votojnë dhe nuk i zgjedhin udhëheqësit me vota. Paqja do kishte themele të forta dhe Lindja e Mesme do qetësohej. Libani do demilitarizohej dhe Irani do zbutej duke mbetur pa armiq. Kjo është formula maqedone që po mban dy popuj armiq në paqe. Ajo po funksionon në Ballkan dhe prandaj mund të funksionojë dhe pak më larg. Në Palestinë. Dhe në Izrael.

Etiketat e lidhura

Ben Blushi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 6 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 7 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 7 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 7 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 12 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 10 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 11 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 12 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.