Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:01 COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin Samiti i Liderëve të COP31 hapet në Antalia, por kancelari gjerman Merz, presidenti francez Macron, kryeministrja italiane Meloni dhe kryeministri spanjoll Sanchez mungojnë. BE-ja…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Ben Blushi: Si mund të përfitojë Kosova nga deliri i Donald Trump!

Ben Blushi: Si mund të përfitojë Kosova nga deliri i Donald Trump!

Aktualitet
E martë, 14 Tetor 2025 17:18
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ben Blushi

Imagjinoni një njeri që lëviz me një avion lluksoz mbi qiejt e botës dhe aty ku shikon ndonjë zjarr ulet dhe e shuan. Ky është Donald Trump. Ai kërkon të shuajë zjarre. Ka gjetur një lojë të re që po i jep më shumë kënaqësi se pasuria, gratë, golfi dhe zgjedhjet. E thënë me fjalët e tij, ai kërkon të vendosë paqen në botë. Dje i testoi dhuntitë si zjarrfikës në Gaza dhe përkohësisht shoi një zjarr që po dilte jashtë kontrollit.

Si një njeri që zbret nga avioni vetëm kur garantohet se ata që e presin do t’i ulen në gjunjë ai shkoi ne Izrael dhe u soll si guvernatorët romakë 2000 vjet më parë. I dha cifutëve të përulur disa detyra, i premtoi, i lavdëroi, i ngushëlloi, i ngacmoi, i pickoi, caktoi Netanyahun si mëkëmbës deri në zjarrin tjetër dhe iku. Nga aty shkoi në Egjipt dhe i trajtoi liderët evropianë dhe muslimanë si piromanë të vegjël.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Para se të ikte u mblodhi shkrepset dhe i futi në xhepin e fitoreve të tij. Tani, në banderolat mikëpritëse që e presin kudo, ai nuk thirret më si President i Amerikës por si Deal Maker më i madh në histori. Një Kryezjarrëfikës. Donald Trump beson se historia e ka thirrur të shuajë zjarre. Ky është deliri i tij që liderët e botës po ia kurojnë me dhurata të përditshme. Një prej dhuratave që ai pret është cmimi Nobel që mesa duket po ia vonon pak Vladimir Putini, por jo dhe për shumë kohë. Megjithatë nuk dua të merrem me koreografinë poshtëruese që Donald Trump i imponoi lidervë të botës dje, por me dicka tjetër. Me Kosovën. Trump e ka përfshirë Kosovën në listën e zjarreve që ka shuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në fakt nuk është marrë fare me atë zjarr, që frika e palëve e ka lënë në gjendjen që ishte, pa e shuar dhe pa e ndezur. Duke parë se si i trajton kryezjarrfikësi zjarrvënësit, serbët duhet të jenë të tmerruar dhe as u shkon ndër mend ti fryjnë ndonjë ashkle. Serbët do presin me shpirt në dhëmbë derisa Trumpi të largohet nga puna dhe t’ia fillojnë prapë. Mirëpo humbja e kohës nuk i intereson kosovarëve.

Mund t'ju interesojë

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von ...

Para 2 minutash
Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Para 2 orësh
Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del...

Para 2 orësh

Ata nuk duhet të presin. E parë nga lartësia e avionit të Donald Trump,Kosova pothuajse nuk duket fare. Tymi i Gazës dhe Ukrainës është aq i dendur sa që nuk lejon të shihet një vatër me prush në mes të Ballkanit. Kushdo që i sjell ndonjë lajm nga ky vend, me siguri i thotë se ata janë një popull i vogël dhe shumë i ngatërruar me punët e përditshme saqë nuk ndezin dot asnjë zjarr. Kjo është mirë dhe keq.

Unë besoj se kosovarët duhet të bëjnë cdo gjë që mundet, për ta bindur Trumpin të merret me prushin që po fle për ta shuar një herë e mirë. Kosovarët duhet ti lënë grindjet e brendshme që po i marrin aq shumë kohë dhe duhet të sillen si ata njerëzit e një fshati të vogël që ia bëjnë me dorë një avioni që sjell ujë në një pyll në mes të flakëve. Ata duhet ta shfrytëzojnë sic duhet delirin e Donald Trump për të shuar cdo zjarr para se të dalë në pension. Kosovarët duhet të futen me cdo kusht në listën e sukseseve të Trumpit.

Ata kosovarë që e lexojnë mbrapsht cdo gjë, duhet të dinë se serbët po luten që mundësisht Trump mos merret fare me cështjen e Kosovës këto tre vjet që i kanë mbetur. Për rrjedhojë kosovarët duhet të bëjnë të kundërtën. Ata duhet t’i krijojnë kryezjarrëfikësit iluzionin se mund ta shuajë prushin e fjetur me një të fryrë të buzëve. Në këtë mënyrë mund të arrinin një marrëveshje të madhe. Trumpi është i lumtur të arrijë marrëveshje aty ku të tjerët para tij kanë dështuar. Në të kundërt, tre vjet më pas cdo gjë mund të kthehet në pikën zero.

Kushdo që do të vijë në Shtëpinë e Bardhë pas Donald Trump, nuk do vuajë nga deliri i tij si kryezjarrëfikës i botës. Atëherë me shkrepset e gatshme franceze, angleze, ruse, turke, kineze dhe arabe zjarret në botë do fillojnë sërish. Nga Gaza deri në Kosovë. Por atëherë mund të jetë vonë prandaj prushi që mban të gjallë flakët mes serbëve dhe kosovarëve duhet shuar tani. Me pompën e delirit të Donald Trump, e cila mesa duket funksionon.

Etiketat e lidhura

Ben BlushikosovaTrump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin
Para 2 minutash

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban ...

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 2 orësh

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 2 orësh

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 10 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 11 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.