Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:46 Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës Nga Ben Blushi- Një nga enigmat më të mëdha të Tiranës është origjina e emrit të qytetit. Pra cdo të thotë Tiranë? Kush e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Ben Blushi: Si shkova në RD në 5 janar 1991 dhe më pas

Ben Blushi: Si shkova në RD në 5 janar 1991 dhe më pas

Aktualitet
E enjte, 5 Janar 2023 16:58
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shkruar nga: Ben Blushi

Në 5 janar 1991 bashkë me mikun tim, Blendi Fevziu, kemi botuar në gazetën Rilindja Demokratike, që ishte gazeta e parë e lirë, opozitare dhe e pafinancuar nga shteti, në 50 vjet. Nuk besoj se do ketë ndonjëherë, më shumë uri dhe padurim për pritjen e një letre të shkruar siç ndodhi atë ditë me Rilindjen Demokratike. Njerëzit mbanin rradhë për ta blerë dhe e qarkullonin si një trakt, në të cilin mund të lexoje pa asnjë frikë, ato që shumica, i kishin menduar për komunizmin në 50 vjet, por nuk i kishin shkruar dhe botuar dot kurrë.

Shumë të pafat kishin vdekur, duke dashur të bënin atë që po bënte Rilindja Demokratike: të kritikonin publikisht rregjimin pa u ndëshkuar. RD ishte një gazetë antikomuniste, e para në llojin e vet dhe ata që nuk e kuptojnë sot peshën e saj, duhet të dinë se nëse kohët nuk do ndryshonin, dy javë para daljes së RD, botimi i saj do na kushtonte të gjithëve burgun, përveçse do ishte i pamundur.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përjetimet e atyre kohëve i kam në mendje dhe tani që jam më i kthjellët për të kujtuar sesi, një grup intelektualësh dhe studentësh u bashkuan rreth RD, me shpresën se më në fund kishin krijuar një platformë ku do shkruanin lirisht duke përdorur talentin e tyre. Bashkë me Fevziun u bashkova me këtë grup dhe prandaj të dy patëm fatin të botonim në faqen e parë të numrit të parë të 5 janarit 1991, një reportazh që tregonte ditët e protestave të studentëve të dhjetorit 1990, të cilat nxitën vendosjen e pluralizmit, hapjen e një partie politike që ishte PD dhe shtyp të lirë dhe të pavarur që ishte vetë RD.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shkrimi quhej, 4 Ditët e Mëdha të Studentëve dhe tregonte se çfarë ndodhi nga data 8 deri në 11 dhjetor 1990, si u organizuan studentët, kush ishin kërkesat e tyre dhe çfarë emocionesh dhe shpresash krijoi kjo lëvizje në gjithë Shqipërinë. Ne e ndamë shkrimin në dy pjesë dhe pasi secili shkroi pjesën e tij, i bashkuam duke u përpjekur të ruajmë një rrjedhe llogjike dhe të sinkronizojmë kronologjinë e ngjarjeve që kishin ndodhur aq shpejt.

Mund t'ju interesojë

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Para 28 minutash
Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Para 30 minutash
COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von ...

Para 49 minutash

Mbaj mend se vitin e ri 1991, e kemi kaluar duke shkruar dhe duke kombinuar fjalitë, në mënyrë që mos përsërisnim njëri tjetrin. Bashkimi i pjesëve ishte edhe më i vështirë dhe kjo rezultoi e vërtetë edhe për vetë RD, e cila më vonë nuk arriti dot të bashkojë ata që u mblodhën rreth saj, por i përçau dhe i ndau, natyrisht përveç mua dhe Fevzos që mbetëm miq, siç jemi akoma dhe sot.

Që nga ajo ditë nuk e kam lexuar më këtë shkrim dhe ndoshta nuk do ta lexoj më. Kujtimi i mëvonshëm i RD ma hoqi shijen për cdo gjë që kam bërë aty. Unë shkova në RD si një djalë që njihte kënaqësitë e moshës dhe kur dola pas disa javësh isha një burrë që njihte veset e çdo moshe. Aty njoha Shqipërinë që nuk e njihja, të rrënuar nga morali dhe të mbushur me urrejtje që shumë shpejt do çonte, siç edhe coi, në dhunë. Në RD mësova se sa e rëndomtë dhe plot intriga, smirë dhe mëri është rruga drejt pushtetit e drejtuar nga një gazetë ku ishin mbledhur njerëz që urrenin të shkuarën e njëri- tjetrit dhe prandaj edhe të ardhmen e përbashkët.

Për këtë shkak RD e humbi shumë shpejt shkëlqimin e saj dhe nga një gazetë e inteligjencës dhe studentëve u kthye në një gazetë kundër tyre dhe kundër të gjithë atyre që e krijuan. Unë punova aty vetëm disa javë dhe më vjen mirë që pa u bërë dy tre muaj, bashkë me disa gazetarë të tjerë si Armand Shkullaku, Genc Tirana, Arben Ruka, Vera Isaku etj, ikën në mënyrë demonstrative nga RD.

Ne braktsëm me ndërgjegje një gazetë të dhunshme dhe krejtësisht joprofesionale. Ikëm drejt një shtypi të lirë dhe ky është një nga vendimet më të mira që kam marrë ndonjëherë. RD u kthye shpejt në një gazetë përçarëse,krahinaliste,sektare dhe shpifëse. Ata që e themeluan ikën të gjithë dhe RD filloi të fyente dhe të shpifte ndaj të gjithëve, përfshi edhe mua vetë.

Nëse sot bëhet një bilanc shpifjesh, RD ka vendin e parë. Kjo gazetë ka shpifur më shumë se çdo gazetë tjëtër në Shqipëri për të mos thënë që ajo e ktheu shpifjen në normë duke infektuar kësisoj shtypin që erdhi më pas duke e imituar. Nga një gazetë që thoshte të vërtetën kur ishte e nevojshme, RD u kthye në një gazetë që shpifte edhe kur ishte e panevojshme. Shpifja ishte busulla e saj dhe më thonë që kështu vazhdon, sepse nuk e lexoj më edhe kur shpif për mua.

Kjo gazetë është unike në historinë e botës sepse pati vlerë vetëm ditën e parë kur doli. Ajo ishte një gjest lirije që nuk u bë dot gazetë e lirë. Prandaj vendosa ta kujtoj 5 janarin 1991.

Etiketat e lidhura

Ben Blushi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës
Para 4 minutash

Ben Blushi: Nga vjen emri i Tiranës

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga Rusia në nëntë muaj
Para 19 minutash

Ukraina njofton kapjen e të burgosurit të parë indonezian të luftës: 283 indonezianë të rekrutuar nga ...

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare
Para 28 minutash

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë
Para 30 minutash

Emri i kalon Senatit, kush është i nominuari për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 10 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.