”Ben Duro & friends”, rikthejnë këngët e liqenit

Amfiteatri i Liqenit Artificial, do jetë këtë sezon një nga destinacionet më të frekuentuara artistike. Këtë e premton jo vetëm lista e gjatë e aktivitetet të programuara për tu mbajtur në skenën e hapur në natyrë, por edhe emrat që ngjiten në të.

Pas Soni Malajt, Amfiteatri na rezervon një tjetër natë speciale me koncertin live “Këngët e Liqenit”. “Ben Duro & friends” mbledhin në Amfiteatrin e Tiranës me 17 maj jo vetëm nostalgjikët por edhe këdo që do të dëgjojë muzikë të mirë dhe origjinale.

Këngët e viteve 80 që ky grup artistësh interpretoi te Parku i Liqenit, jashtë sallave të mbyllura e kontrolluara, ishin një shkëndijë lirie dhe rebelizmi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këngët e liqenit janë tipike tingull i pastër shqiptar, janë melodi që nuk do të vdesin kurrë, sepse janë origjinale, nuk janë kopje të asnjë rryme dhe komercializmi. Ato do të na i risjellë Ben Duro & Friends që vijnë në Amfiteatrin e Tiranës me një repertor nostalgjik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?