Benet Beci: 8 dhjetori në Shkodër, kremtohet nga të rinjtë, ata që na japin pozitivitet për të nesërmen

Kryebashkiaku Benet Beci ka shpërndar në mediat sociale një tjetër post për Ditën e Rinisë, duke treguar se si kremtohet 8 dhjetori në Shkodër!
“Të rinjtë janë ata që mund të sjellin ndryshim, janë frymëzim dhe arsye që na shtyjnë të bëjmë akoma më shumë për ta. Vizioni i tyre për qytetin është përcjellë me punime në pikturë dhe dëshirat që ata kanë janë shpresë për të ardhmen e mesazhe që na japin pozitivitet për të nesërmen.”, shkruan Beci në postimin ku të rinjtë dhe jo vetëm festojnë në ambientet festive të vendosura para Bashkisë.

Kjo festë bëhet shprehje e dinamikës së aktiviteteve të muajit festiv, ku Shkodra ka hyrë, duke e mbushur qytetin me ngjyra dhe gjallëri, me jetën vitale të natës dhe larminë e eventeve përgjatë këture ditëve, që udhëprijnë për t’u finalizuar natën e ndërrimit të viteve, atëherë kur ora mbrapsht ka ndaluar, për t’i lënë vendin vitit 2025, vitit të sfidave të reja për qytetin, ku padyshim të rinjtë janë pjesa më vitale e këtyre ambicieve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

A.Vataj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?