Benet Beci: “Amaneti i Tylit”, festë e gjallë e humorit në skenën e Migjenit

Benet Beci ka ndarë me ndjekësit një mesazh për shfaqjen “Amaneti i Tylit”, e cila u ngjit mbrëmjen e djeshme në skenën e Teatri Migjeni. Kryebashkiaku vlerësoi energjinë dhe humorin shkodran që mbushën sallën, duke e cilësuar mbrëmjen si një festë të vërtetë artistike.

Në qendër të komedisë ishin aktorët Akil Varfi dhe Visjan Ukcenaj, të cilët, sipas Becit, dëshmuan edhe një herë pse kanë fituar zemrën e publikut, me batutën karakteristike shkodrane si thelb të humorit të tyre.

Postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Mirëmëngjes!☀️
Me komedinë “Amaneti i Tylit”, Akil Varfi dhe Visjan Ukcenaj u ngjitën mbrëmë në skenën e Teatrit Migjeni, duke dëshmuar pse kanë fituar zemrën e publikut: në thelb të humorit të tyre qëndron batuta shkodrane.
Ishte më shumë se një komedi. Ishte një ansambël i tërë aktorësh e artistësh që e kthyen mbrëmjen në spektakël: Drande Xhaj, Cubi Metkaj, Marin Orhanasi, Fritz Selmani, Ketlin Pjalmi, Evis Murja, Gent Demolli, me muzikën e Klodiana Vata, Bruno Revolt, Roland Cukaj, nën tingujt e saksofonit të Gjergj Markut dhe tastierës së Mario Markut.
E qeshura ishte kryefjalë, por mbi të gjitha ishte një festë e gjallë e humorit tonë.
Shfaqja do të vijojë edhe për tri net të tjera, duke i dhënë publikut mundësinë ta përjetojë sërish këtë energji në skenën e “Migjenit”. 🎭✨

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?