Benet Beci: Angazhim maksimal për furnizim të sigurt me ujë në Shkodër

Në prag të sezonit veror, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka bërë të ditur përmes një postimi publik masat e marra për garantimin e furnizimit të qëndrueshëm me ujë të pijshëm në qytet.

Sipas tij, ndërhyrjet e fundit nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve synojnë përmirësimin e cilësisë së ujit dhe respektimin e standardeve higjeno-sanitare për qytetarët dhe vizitorët gjatë periudhës së verës.

Postimi plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Në prag të sezonit veror, angazhim maksimal për furnizim të sigurt me ujë të pijshëm në Shkodër.
Ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime ka zhvilluar një seri ndërhyrjesh të rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së ujit dhe garantimin e standardeve higjeno-sanitare për qytetarët dhe vizitorët.
Janë kryer pastrime dhe klorifikime në pikat kryesore të furnizimit, si dhe ndërhyrje teknike në disa prej strukturave kyçe të sistemit, përfshirë rezervuarët e Qafë Shtiqen, rrjetin që lidhet me ITUN Velipojë dhe stacionet Final 1 dhe Final 2, ku është realizuar mirëmbajtje e plotë dhe zëvendësim i pompës.
Puna vazhdon çdo ditë për të garantuar një shërbim më cilësor dhe të qëndrueshëm për të gjithë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?