Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, thekson se banesat tradicionale të qytetit janë më shumë se histori, ato janë pasuri që ruajnë identitetin dhe kujtesën e Shkodrës. Së bashku me ministrin Blendi Gonxhja, po punojnë për t’i kthyer këto monumente në hapësira aktive që shërbejnë komunitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit.
Postimi i plotë:
Banesat tradicionale shkodrane nuk janë thjesht pjesë e së shkuarës, por një pasuri e gjallë që mban identitetin dhe kujtesën e qytetit ndër breza. Shembuj si banesa “Mati Jubani” dhe Kulla e Sahatit dëshmojnë qartë potencialin që këto vlera kanë për t’u kthyer në pika referimi të zhvillimit kulturor, ekonomik dhe turistik të Shkodrës.
Së bashku me ministrin e Turizmit, Kulturës, dhe Sportit Blendi Gonxhja, po punojmë për t’i rijetëzuar këto monumente, duke i kthyer nga objekte të heshtura në hapësira aktive që i shërbejnë qytetit.
Sepse zhvillimi i qëndrueshëm nuk ndërtohet duke harruar trashëgiminë, por duke e kthyer atë në forcë për të ardhmen.
KOHA JONË SONDAZH

