Toney bëhet pikant, detajet e formatit të ri ku të ftuarit do të jenë pa maska
Nga dritat e forta të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova drejt një karrigeje ku pyetjet bëhen më të nxehta se përgjigjet, Toney po hap një kapitull krejtësisht të ri.
Ish-banori i reality show-t nuk po qëndron më në rolin e të intervistuarit. Tani ai kalon në anën tjetër të kamerës, duke u bërë vetë personi që vendos të tjerët përballë sfidës. Me një projekt të ri në platformën ONIMA TV, Toney vjen me një emision intervistash “one-on-one” që premton tension, spontanitet dhe shumë momente të papritura.
Formati nuk është për ata që duan rehati. I konceptuar me një estetikë të kuqe “spicy”, emisioni paralajmëron që në pamje të parë: këtu nuk ka vend për përgjigje të sigurta. Çdo episod pritet të jetë një përballje e drejtpërdrejtë, ku VIP-at do të sfidohen me pyetje të forta dhe situata që i nxjerrin jashtë zonës së tyre të komfortit. Pas eksperiencës së tij në qendër të vëmendjes, Toney duket gati të testojë të tjerët në të njëjtën mënyrë, ndoshta edhe më fort.

